Google ADS

Zjarret në Kaliforni vazhdojnë të jenë aktive, 6 të vdekur, 1 mijë hektarë të djegur

16:29 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Vatrat e zjarrit në Kaliforni vazhdojnë të jenë ende aktive duke djegur deri më tani më shumë se një milion hektarë pyje.

Mediat amerikane raportojnë se 6 persona kanë humbur jetën dhe janë djegur gati 700 ndërtesa që nga java e kaluar.

Kanë qenë më shumë se 12 mijë rrufe, të cilat kanë shkaktuar plot 585 vatra të zjarrit në pyjet kaliforniane. Më shumë se 14 mijë zjarrfikës po punojnë për të shuar flakët por shteti ka kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e shteteve të tjera.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se zjarret që po djegin pyjet dhe shtëpitë janë një katastrofë e madhe duke lëshuar edhe ndihmën federale.

Sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni pritët që këtë fundjavë të ketë sërish stuhi rrufesh duke rritur rrezikun e vatrave të reja ose rritjen ekstreme të atyre aktive.

Sipas një deklaratë të shtëpisë së bardhë zonat më të prekura janë: San Mateo, Santa Cruz, Solano, Sonoma dhe Yolo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme