Vazhdon të rritet numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Kaliforni të SHBA-ve, të cilat shpërthyen që nga 8 nëntori, por që u vunë nën kontroll mëngjesin e së dielës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sherifi i rajonit Butte, Kory Honea, tha se pas shuarjes së plotë të zjarreve pyjore të quajtura “Kampet e zjarrit” me gjetjen edhe të 3 trupave numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 88.
Honea bëri të ditur se ende 203 persona llogariten të zhdukur.
Sekretari amerikan i Punëve të Brendshme, Ryan Zinke, pas vizitës së realizuar në rajonin Paradise, në veri të shtetit federal ku zjarri ka qenë efektiv, tha se më parë nuk ka qenë dëshmitar i një rrënimi të tillë dhe shtoi se kostoja e zjarrit pyjor mund të arrijë deri në miliarda dollarë.
Më shumë se 20 milionë dollarë ndihmë për viktimat e zjarreve
Një zyrtar nga Instituti Federal i Menaxhimit të Rasteve Emergjente (FEMA) tha se administrata e SHBA-ve ka ofruar ndihmë prej më shumë se 20 milionë dollarësh për personat që janë detyruar të zhvendosen nga vendet e tyre për shkak të zjarreve në veri të Kalifornisë.
Zëdhënësi i FEMA-s, Frank Mansell në një deklaratë për AP tha se 15,5 milionë dollarë janë shpenzuar për ndihma për strehim dhe banim.
Mansell po ashtu bëri të ditur se janë shpërndarë 5 milionë dollarë për nevojat tjera, përfshirë shpenzimet e varrimit.
Si pasojë e zjarrit që shpërtheu më 8 nëntor në rajonin Paradise në veri të Kalifornisë janë shkatërruar rreth 14 mijë shtëpi, 514 biznese dhe rreth 4.265 ndërtesa.
Zjarri i cili përfshiu rreth 620 kilometra katrorë arriti sipërfaqen e Çikagos. Kampet e zjarrit janë regjistruar në historinë e Kalifornisë si “zjarret më të mëdha pyjore dhe zjarret ku janë regjistruar më shumë viktima në njerëz”.
Në pjesën jugore, si pasojë e zjarreve janë djegur shumë vila të personaliteteve të njohura nga bota e filmit, siç janë Scott Baio, Gerard Butler, Miley Cyrus, Guillermo del Toro, Kim Kardashian, Alyssa Milano dhe Rainn Wilson.
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...