Një nga destinacionet kryesore turistike në Kaliforni do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur për një kohë të paparashikuar, ndërsa me mijëra zjarrfikës vazhdojnë betejën me zjarret që kanë përfshirë Parkun Kombëtar Yosemite (Jose’miti) por edhe pjesën jugore të Kalifornisë.
Për gati një muaj zjarri po shkakton djegie të sipërfaqeve të tëra brenda dhe përreth parkut.
Një zëdhënës tha se zjarret kanë pasur një “ndikim të madh ekonomik” ndërsa kjo konsiderohet të jetë stina më e ngarkuar turistike e tij.
Ndërkohë, ekipe zjarrfikësish në të gjithë shtetin po përpiqen të vendosin nën kontroll situatën në disa zona të tjera të përfshira nga zjarri, që për nga përmasat llogaritet të jetë më i madhi në historinë e shtetit, duke përpirë një sipërfaqe pothuajse sa madhësia e qytetit Los Anxhelos.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...