Deri tani nga tragjedia e zjarri në Athinë janë konfirmuar 79 viktima.
Ditën e sotme janë shpallur të zhdukura dy shtetase shqiptare, punonjëse të një taverne.
Mbrëmjen e së martës u konfirmua viktima e parë shqiptare e tragjedisë nga zjarret në Greqi. Ndërkohë ambasada jonë në Athinë njofton për 3 të lënduar, mes tyre dy fëmijë shqiptarë që ndodhen në spital në gjendje të mirë shëndetësore.
Autoritetet konfirmojnë mbi 79 viktima, ndërsa paraditen e sotme do të nisë edhe identifikimi i tyre. Athina është në emergjencë, ndërsa nga zonat e goditura mbërrijnë histori të rënda.
187 persona janë lënduar dhe bilanci pritet të rëndohet. Gjatë së martës pati raportime se mes viktimave kishte edhe disa emigrantë shqiptarë, ndërsa në mbrëmje vonë u konfirmua viktima e parë.
Ajo është Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës dhe ishte e martuar me një shtetas grek.
Ajo vdiq në banesën e saj në vendin e quajtur Mati, ndërsa bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, raporton “t.ch”.
Lajmin e vdekjes së saj e njofton korrespondenti ynë në Athinë, ndërsa Ambasada Shqiptare në Athinë nuk e konfirmon. Ambasada tha mbrëmjen e së martës pas verifikimeve të kryera në terren, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos, janë dhe dy fëmijë të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla