Papa Françesku bëri thirrje të dielën për angazhim ndërkombëtar në luftën kundër mijëra zjarreve në rajonin malor të Amazonës në Brazil, duke thënë se kjo hapësirë është jetike për shëndetin e planetit tonë.
“Të gjithë jemi të brengosur për zjarret e shumta që janë përhapur në Amazonë. Të lutemi që me angazhimin e të gjithëve t’i fikim ato së shpejti. Ajo mushkëri është jetike për planetin tonë”, tha Papa para mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit gjatë fjalimit të tij javor.
Gjashtë rajone administrative të Brazilit kanë kërkuar ndihmë ushtarake për t’i luftuar zjarret që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve. Ndaj kësaj situate kanë reaguar shumë shtete për shkak të rolit të madh të Amazonës në luftën kundër ngrohjes globale.
Papa Françesku shpesh ka reaguar edhe për të drejtat e popujve të lashtë të Amazonës dhe për mbrojtjen e tokave të tyre. Ai gjithashtu ka kërkuar zvogëlim të përdorimit të karburanteve në botë.
Zjarret në Amazonë ndodhën në kohën kur në Francë po mbahet samiti i G7-ës me vendet me të zhvilluara. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Amazona ka nevojë për menaxhim më të mirë dhe se për këtë duhet të diskutojnë të gjithë liderët, shkruan “Reuters”.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...