Zjarre të reja në zonën e Los Anxhelosit

10:44 | 2 Nëntor 2019
Arbresh.info

Zjarre të reja kanë shpërthyer në Kaliforninë jugore, duke i vënë zjarr mijëra hektarëve tokë, në kohën kur është shpallë emergjencë shtetërore.

Në dy javët e shkuara, kushtet ekstreme të motit, përfshirë erërat e forcës së uraganit, kanë ndezur zjarre e detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë, transmeton portali arbresh.info.

Në rajonet veriore, mbi 77,000 hektarë vend verë u dogjën përpara se erërat të fillonin të qetësoheshin.

Në jug, zjarrfikësit shpresojnë të mund të përmbajnë zjarret ndërsa erërat lehtësohen gjatë fundjavës.

Në Halloween, zjarri Hillside filloi të digjet në zonën e luginës së San Bernardino, në lindje të Los Anxhelosit.

Zjarri Hillside ka djegur të paktën gjashtë shtëpi dhe dëmtoi 18 që nga e enjtja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme