Si pasojë e zjarrit në një shtëpi të pleqve në Bullgarinë lindore kanë humbur jetën nëntë persona.
Zjarri ka shpërthyer në fshatin Rojak, pranë qytetit Varna në bregun e Detit të Zi, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Një zyrtar lokal në Dilgopol në Royak, u tha gazetarëve se arsyeja e zjarrit nuk është përcaktuar ende.
Georgiev tha se zjarri filloi në çatinë e ndërtesës, si pasojë humbën jetën nëntë banorë të moshuar, ndërsa 49 persona të tjerë u shpëtuan.
Ai shtoi se pesë zjarrfikës që iu përgjigjën zjarrit parandaluan përhapjen e flakëve në katet e poshtme. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...