Sot në Itali është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të thatësirës së rëndë që nuk e ka anashkaluar as kryeqytetine Italisë.
Në Romë, përkatësisht, një zjarr shpërtheu në zonën Parco del Pineto, transmeton portal arbresh.info
Parku i përmendur ndodhet në veriperëndim të Romës dhe zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Zjarrfikësit evakuuan fëmijët nga dy qendra sportive aty pranë, raporton La Stampa. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Roma Today raporton se të paktën 50 zjarrfikës dhe vullnetarë të mbrojtjes civile janë në terren.
Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për zonat përreth lumit Po, i cili siguron kushte për rreth një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit dhe po përjeton nivelin më të ulët të ujit në 70 vjet.
Rregullorja e qeverisë do t’i lejojë autoritetet të shkurtojnë burokracinë dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme nëse mendojnë se është e nevojshme, siç është vendosja e racionimit të ujit në shtëpi dhe biznese.
Lumi më i gjatë në Itali, Po, që rrjedh më shumë se 650 km nëpër veriun e pasur të Italisë është prekur nga thatësia dhe rrjedha e saj është shumë e dobët.
Për shkak të thatësirës, qeveria vendosi një gjendje të jashtëzakonshme në pesë rajone veriore – Emilia-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Lombardi, Piemonte dhe Veneto – duke caktuar fillimisht 36.5 milionë euro për të ndihmuar në zgjidhjen e mungesës së ujit.
Mediat italiane raportuan se kryeministri Mario Draghi po konsideron gjithashtu emërimin e një komisioneri për të koordinuar përgjigjen ndaj thatësirës, ngjashëm me mënyrën se si qeveria caktoi një komisioner për të mbikëqyrur krizën e koronavirusit./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...