Google ADS

Zjarr në një spital në Gjermani, një i vdekur dhe 19 të lënduar

09:21 | 10 Shtator 2019
Arbresh Info

Zjarrfikësit shpëtuan rreth 100 persona pasi zjarri shpërtheu brenda spitalit Marien në Dusseldorf

Të paktën një person e ka humbur jetën dhe 19 të tjerë janë lënduar shkaku i një zjarri që shpërtheu në një spital në qytetit veriperëndimor të Gjermanisë, Düsseldorf, transmeton arbresh.info

Një grua 77-vjeçare është gjetur e vdekur në klinikën e mjekësisë interne të spitalit Marien, por zjarrfikësit arritën të shpëtojnë rreth 100 persona nga ndërtesa, thuhet në një kumtesë nga Departamenti i zjarrfikësve në Düsseldorf.

Në mesin e 19 të lënduarve, katër janë në gjendje kritike, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta.

Nga Departamenti i zjarrfikësve thonë se akoma nuk dihen shkaqet për shpërthimin e zjarrit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme