Tetë persona kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi ukrainas për emergjenca.
“Tetë persona kanë vdekur nga zjarri dhe dhjetë të tjerë janë shpëtuar”, tha shërbimi për emergjenca.
Zjarri shpërtheu pak pas mesnatës së 17 gushtit, njoftuan autoritetet.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe shërbimi për emergjenca nuk ka treguar se sa persona gjendeshin në hotel në momentin e shpërthimit të zjarrit.
Hoteli ku ndodhi zjarri, Tokyo Star, ka 273 dhoma.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin