Google ADS

Zjarr në një depo të ushqimit në Kiev

07:40 | 12 Mars 2022
Trina Galanxhi

Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e granatimeve, sipas një postimi nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES).

Granatimet kanë ndodhur rreth orës 3:40 të mëngjesit, sipas kohës lokale, të së shtunës, transmeton portal arbresh.info

Imazhet e publikuara nga SES treguan punonjësit e urgjencës që po vraponin për të shuar një flakë masive në atë që dukej të ishte një magazinë njëkatëshe, ndërsa shtëllungat e larta të tymit ngriheshin nga flakët.

SES tha se zjarri ishte lokalizuar në orën 07:54 dhe se zjarrfikësit po punonin ende për shuarjen e flakëve.

Deri me tani nuk është raportuar për viktima./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme