Pesë persona, përfshirë dhe fëmijë, kanë vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani, raporton Sky News, transmeton Arbresh.info.
Inspektorati i Përgjithshëm për Situatat e Emergjencave në Rumani ka thënë se shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje herët të martën në fshatin Tohani në qarkun e Prahovës.
Në deklaratën e dhënë nga Inspektorati, thuhet se në momentin që filloi zjarri në bujtinë po qëndronin 26 persona.
Rreth mesditës, autoritetet e urgjencës konfirmuan vdekjen e pesë viktimave dhe dërguan ekipet e kërkim-shpëtimit për të gjetur disa persona të zhdukur.
Autoritetet e urgjencës thanë se 18 persona arritën t’i shpëtonin zjarrit dhe dy prej tyre po trajtoheshin për djegie.
Rreth orës 12:45, zjarri është shuar, ndërsa autoritetet kanë vijuar kërkimet për personat e zhdukur.
Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit./Arbresh.info/
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...