Google ADS

Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona

14:50 | 21 Dhjetor 2024
K.B

Një pjesë në Kuvendin e Seulit është përfshirë nga flakët këtë të shtunë. Gati 500 njerëz u evakuuan.

Zjarri shpërtheu në orën 11:52 në sallën e pritjes së kompleksit të Kuvendit, i cili përfshin një sallë konferencash dhe një sallë eventesh, raportoi Yonhap.

Sipas shërbimit zjarrfikës, rreth 480 njerëz u evakuuan, duke përfshirë gazetarë dhe të ftuar në event .

Gjashtë persona morën ndihmën e parë për thithjen e tymit, por nuk u raportua për lëndime serioze.

Zjarri është shuar plotësisht rreth orës 13:00 dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme