Google ADS

Zjarr në godinën e Ministrisë së Mbrojtjes ruse

23:30 | 5 Prill 2023
E.H

Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi është përfshirë nga flakët.

Mediat e huaja raportojnë se godina ndodhet në rrugën Znamenka pranë Kremlinit.

Zjarri raportohet se ka rënë në një kabinet në katin e tretë të ndërtesës së shekullit të 18-të. Nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 19:30 (16:30 GMT), në një nga ndërtesat administrative të ministrisë së mbrojtjes në Moskë, punonjësit e shërbimit zbuluan tym në ambiente. Reparti i zjarrfikësve dhe ministria e situatave të emergjencës shkuan në vendngjarje.”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme