Zjarr në anijen e marinës ruse, vdesin 14 persona

08:31 | 3 Korrik 2019
Arbresh Info

Një zjarr në bordin e një anije kërkimore të marinës ruse ka vrarë të paktën 14 anëtarë të ekuipazhit, lajm i bërë i ditur nga ministria ruse e mbrojtjes.

Ekuipazhi u helmua nga tymi kur anija po bënte matje në ujërat territoriale ruse të hënën.

Ministria nuk dha detaje rreth llojit të anijes. Por raportet e mediave ruse thonë se ishte mini-nëndetëse bërthamore që përdoret për operacione të veçanta.

Aktualisht anija ndodhet në Severomorsk, baza kryesore e flotës në Rusinë veriore. /Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme