Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë një kamion që mbante qindra bombola gazi duke shpërthyer në flakë pas një përplasje herët në mëngjes të martën në New York City.
Sipas medieve të huaja, hetuesit i thanë New York Post se kamioni ka të ngjarë të përmbysej në autostradën Long Island rreth mesnatës pasi kaloi mbi akull.
Kamioni mbante rreth 300 bombola gazi dhe shoferi i tij i tha policisë se ai humbi kontrollin ndërsa u përpoq të shmangte një automjet tjetër që i kishte prerë rrugën.
Raportohet se u deshën orë të tëra që zjarrfikësit të shuanin flakën masive të shkaktuar nga aksidenti.
Shoferi thuhet se ka refuzuar trajtimin mjekësor në vendin e ngjarjes dhe nuk kishte raporte të tjera për ndonjë tjetër të lënduar. /Telegrafi/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç