Zjarr i madh në një stacion policie në Londër

23:40 | 6 Mars 2024
E.H

Rreth 175 zjarrfikës me 30 makina zjarrfikëse janë duke luftuar një zjarr të madh në një stacion policie në lindje të Londrës.

Një sasi e madhe tymi mund të shihet që vjen nga ndërtesa në Romford Road, Forest Gate, shkruan BBC.

Banorëve në zonë u është thënë që të mbajnë dritaret dhe dyert e tyre të mbyllura. Ndërkohë, nuk dihet ende shkaku i zjarrit i cili ka rënë në katin e tretë rreth orës 16:00.

Policia Metropolitane thotë se nuk ka informacion për të lënduar. Ndërsa qytetarëve u është thënë të shmangin zonën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme