Një zjarr i madh që ka shpërthyer prej ditësh në pjesën veriore të Meksikës së Re ka shkrumbuar 166 shtëpi, ndërsa era e fortë po përhap zjarrin në drejtim të disa fshatrave në zonë.
Mediet e huaja shkruajnë se mijëra vendas po përgatiten të largohen nga shtëpitë pasi frika për zjarr po shtohet për shkak të erërave të forta.
Ky është zjarri më i madhi dhe më shkatërrues ndër dhjetëra që po shpërthejnë aktualisht në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara. Shkencëtarët thonë se zjarret do të jenë më të përhapura këtë vit për shkak të ndryshimeve klimatike.
??? Prayers for #NewMexico #Fires https://t.co/HmNDmQgGKm
— Wašté Wi Young (@standingrocker) April 24, 2022
Zyrtarët u kanë kërkuar vendasve që të jenë në gatishmëri pasi mund të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.
Deri në 10,000 njerëz tashmë janë evakuuar dhe qindra ndërtesa janë shkatërruar, por deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Deri më tani zjarri në Nju Meksiko ka djegur 260 kilometra katrorë dhe është një nga 15 më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në shtet./abcnews.al/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...