Një zjarr në pyll ka përfshirë një zonë pranë Athinës dhe ka dëmtuar shtëpi dhe makina, thanë zjarrfikësit.
Zjarri i përhapur me shpejtësi në shpatet e malit Himetus, ka detyruar qytetarët që të largohen nga shtëpitë e tyre, transmeton portal arbresh.info
Si masë paraprake, mbrojtja civile evakuoi pjesë të rajoneve të Voula dhe Glyfada, rreth 20 kilometra nga Athina qendrore. Një dëshmitar okular i Reuters tha se ai pa të paktën dy shtëpi të dëmtuara rëndë nga zjarri.
“Për shkak të erës së fortë veriore, zjarri po përhapet me shpejtësi dhe po i afrohet qytetit”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Janis Artopios. “I bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm”, shtoi ai.
Më shumë se 130 zjarrfikës me ndihmën e 6 kanardave dhe 4 helikopterëve hodhën tonelata ujë në përpjekje për të shuar zjarrin. Zjarret e shumta pyjore shkatërruan rreth 300,000 hektarë pyje dhe makia në pjesë të ndryshme të Greqisë vitin e kaluar, për shkak të thatësirës më të madhe në 30 vitet e fundit./arbresh.info/
https://twitter.com/GreekReporter/status/1533133741073350662
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...