Zimbabveja edhe zyrtarisht e ka deklaruar 21 shkurtin Ditën Kombëtare të Rinisë së Robert Gabriel Mugabe, duke e bërë ditëlindjen e ish presidentit një festë publike, raporton Herald.
Presidenti i ri Emmerson Mnangagwa pritet të formojë kabinetin qeveritar gjatë kësaj jave, transmeton portali arbresh.info
Mugabe dha dorëheqje javën e shkuar pas një intervenimi ushtarak dhe ditëve të tëra protestash.
Policia dhe ushtria do të bëjnë patrullime të përbashkëta derisa vendi të kthehet në normalitet, thonë autoritetet.
Ata kanë marrë tashmë raporte për plaçkitje dhe okupim të paligjshëm të pronave, veçanërisht fermave dhe shtëpive./Arbresh.info/
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...