Së paku 700 fëmijë kanë humbur jetën pas shpërthimit të fruthit që ka prekur vendin e Afrikës Jugore, Zimbabve, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Deri më 4 shtator 2022, Zimbabve kishte 6.291 raste të konfirmuara, 4.459 shërime dhe 698 vdekje”, tha Ministria e Shëndetësisë në Twitter të hënën.
“Kumulativisht, 47,8 për qind e rasteve u raportuan nga provinca Manicaland në Zimbabven Lindore ndërsa provinca Mashonaland Perëndimore ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë së rasteve kumulative (16,5 për qind). Ndërkohë, meshkujt përbëjnë 52,7 për qind të totalit të rasteve”, shtoi ministria.
UNICEF-i ka shprehur shqetësim për rritjen e vdekjeve nga fruthi.
“UNICEF-i është thellësisht i shqetësuar me numrin e rasteve dhe vdekjeve në mesin e fëmijëve për shkak të shpërthimit të fruthit në Zimbabve”, thuhet në një deklaratë të UNICEF-it të hënën.
Më 10 prill, rrethi Mutasa në provincën Manicaland u bë i pari që raportoi shpërthimin e fruthit.
UNICEF-i aktualisht po mbështet reagimin e qeverisë së Zimbabves dhe ekipet e reagimit të shpejtë janë vendosur në zonat e prekura.
“UNICEF-i ndihmon qeverinë për të kontrolluar shpërthimin përmes gjurmimit të rasteve në komunitet dhe aktiviteteve shtesë të imunizimit”, thuhet më tej në deklaratën e UNICEF-it.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...