Njoftohet se të paktën 157 fëmijë kanë humbur jetën në epideminë e fruthit në Zimbabve, vendin e Afrikës Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Monica Mutsvangwa, ministrja e Informacionit, në një deklaratë vuri në dukje se në javën e fundit është përjetuar dyfishim në numrin e njerëzve që kanë humbur jetën në vend për shkak të epidemisë së fruthit.
Ministrja Mutsvangwa tha se që nga fillimi i këtij muaji, në Zimbabve kanë humbur jetën 157 fëmijë nga mosha 0-15 vjeç.
Vetëm brenda katër ditëve numri gjithsej i të dyshuarve në të gjithë vendin u rrit nga 1.036 në 2.056, deklaroi Mutsvangwa, e cila pretendoi se kjo situatë është shkaktuar nga tubimet fetare.
Mutsvangwa nënvizoi se shumica e atyre që kanë humbur jetën janë fëmijë të pavaksinuar kundër fruthit dhe se kundër kësaj situate janë duke përgatitur një plan veprimi emergjent.
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj