Ekonomia amerikane është zhvlerësuar nga agjencitë e kreditimit për shkak të shqetësimeve mbi gjendjen e financave të vendit dhe barrës së borxhit.
“Fitch”, një nga tre kompanitë më të mëdha të pavarura të kreditimit, e uli renditjen nga kuota maksimale e vlerësimit 3A në 2A+.
“Fitch” deklaroi se kishte konstatuar një “përkeqësim të vazhdueshëm” në qeverisje në 20 vitet e fundit. Ndërkohë, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen e kritikoi zhvlerësimin, duke e cilësuar atë “arbitrar”.
Sipas saj, llogaritjet e kompanisë së kreditimit bazohen në të dhëna të vjetra, të regjistruara në periudhën 2018-2020.
Investitorët i përdorin vlerësimet e agjencive të kreditimit si një pikë referimi për të gjykuar se sa e rrezikshme është t’i japësh hua një qeverie.
Shtetet e Bashkuara zakonisht konsiderohen një terren i sigurt për investime për shkak të përmasave dhe qëndrueshmërisë relative të ekonomisë së saj.
Megjithatë, ky vit pa një tjetër raund të ashpërsisë politike mbi huamarrjen e qeverisë.
Në qershor, qeveria amerikane arriti të ngrinte nivelin e borxhit në 31.4 trilionë dollarë, por vetëm pas një beteje të ashpër politike, që kërcënoi të çonte vendin drejt një krize borxhesh.
Kur Kongresi të mblidhet sërish pas pushimeve verore, ligjvënësve do t’u duhet të punojnë për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin e vitit të ardhshëm përpara shtatorit, për të parandaluar një paralizë qeveritare./euronews
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës