Qeveria turke ka raportuar për zyrtarët amerikanë se ata janë në zotërim të regjistrimeve audio dhe video që vërtetojnë se Jamal Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll. Washington Post shkruan këtë duke cituar zyrtarët e SHBA dhe Turqisë.
Në veçanti, një audio do të konfirmonte detajet më të tmerrshme që u shfaqën këto ditë: “Ju mund ta dëgjoni zërin e tij, ju mund të dëgjoni se si është marrë në pyetje, torturuar dhe vrarë”, thotë një nga burimet në WP.
Mësohet se materiali nuk do të publikohet zyrtarisht sepse Turqia “ka frikë se do të zbulohet si ajo spiunon subjektet e huaja në vend”.
Nuk është e qartë, thekson WP, nëse zyrtarët amerikanë kanë parë videot ose kanë dëgjuar audio, por kolegët turq kanë përshkruar përmbajtjen e tyre.
Sipas këtyre raporteve, “pas vrasjes” të gazetarit, ekipi i agjentëve sauditë u zhvendos në rezidencën aty pranë të konsullit, ku stafi ishte bërë të largohej herët.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...