Ministria e jashtme e Kanadasë është duke bërë përpjekje për të kontaktuar me shtetasin e dytë të saj që besohet të jetë ndaluar në Kinë nën dyshimin e dëmtimit të sigurisë kombëtare.
Biznesmeni Michael Spavor kishte kontaktuar zyrtarët kanadezë këtë javë për t’u thënë se ishte duke u marrë në pyetje, transmeton portali arbresh.info.
Një ish diplomat kanadez është arrestuar në Kinë në fillim të kësaj jave.
Me 1 dhjetor, Kanadaja arrestoi një ekzekutiv të gjigantit telefonik Huawei, me kërkesë të SHBA-ve.
Amerikanët janë duke kërkuar ekstradimin e Meng Wanzhou, shefja financiare (CFO) e Huawei, nën dyshimin e shkeljes së sanksioneve amerikane ndaj Iranit.
Kina ka kërcënuar me pasoja të paspecifikuara nëse nuk lirohet ajo.
Michael Spavor është një biznesmen i bazuar në Dandong, pranë kufirit kinez me Korenë e Veriut. Ai ka lidhje të thella me qeverinë e Koresë së Veriut./Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...