Google ADS

Zhduket në Spanjë shefi i inteligjencës së Venezuelës

11:16 | 13 Nëntor 2019
Arbresh.info

Policia spanjolle po kërkon ish-shefin e zbulimit të Venezuelës, Gjeneralin Hugo Armando Carvajal, i cili është zhdukur që nga e premtja pasi një gjykatë vendosi ta ekstradojë atë në SHBA.

“Ata aktualisht po kërkojnë atë”, tha një zëdhënës i policisë kombëtare të Spanjës, transmeton portali arbresh.info.

Duke komentuar zhdukjen, avokatja e Carvajal, Maria Dolores tha që ajo nuk dinte vendndodhjen e tij, duke shtuar se klienti i saj “nuk ishte informuar” për arrestimin.

SHBA më herët i kërkuan Spanjës që të ekstradonte ish-shefin e inteligjencës, duke pretenduar se ai dyshohet se kishte bashkëpunuar me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) për të kontrabanduar kokainë në SHBA.

Të premten, Dhoma Kriminale e Gjykatës Kombëtare Spanjolle vendosi ekstradimin e Carvajal pasi Seksioni i Tretë i së njëjtës gjykatë kundërshtoi atë kërkesë ekstradimi më 16 shtator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme