Park Won-soon, kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, është zhdukur pasi i la një mesazh verbal të bijës që është përshkruar si një testament.
Tashmë ka nisur një operacion masiv në kërkim të politikanit, transmeton portali arbresh.info.
Oficerët e policisë thonë se janë duke kërkuar për Park në një kodër në Sungbuk-dong, një qark në veri të Seulit ku është pikasur së fundmi sinjali i telefonit të tij.
Ata thonë se momentalisht telefoni i tij është i mbyllur.
Vajza e tij e thirri policinë të enjten pasdite dhe tha se babai i saj la një mesazh “si dëshirë” para se të linte shtëpinë e tyre katër deri në pesë orë më parë, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.
Vajza nuk sqaroi përmbajtjen e mesazhit, tha një nga oficerët në Agjencinë e Policisë Metropolitane të Seulit që është përgjegjës për operacionin e kërkimit të Parkut.
Vajza tha që ajo vendosi të telefononte policinë sepse nuk mund të arrinte te babai i saj në telefon, tha oficeri, duke kërkuar anonimitet sepse nuk ishte e autorizuar të fliste në media për këtë çështje.
Rreth 150 oficerë, një dron dhe një qen policie janë mobilizuar, sipas policisë.
Kim Ji-hyeong, një zyrtar nga Qeveria Metropolitane e Seulit, konfirmoi që Parku nuk u paraqit për punë të enjten për arsye të paqartë dhe anuloi të gjitha oraret e tij, duke përfshirë një takim me një zyrtar presidencial në zyrën e tij të Bashkisë së Seulit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...