Gazetari kinez, Chen Qiushi i cili lajmëroi për herë të parë për gjendjen shqetësuese në Wuhan të Kinës, lidhur me përhapjen e coronavirusit, është zhdukur që nga dita e martë.
Të afërmit janë të shqetësuar me fatin e tij, pasi nuk po i përgjigjet telefonatave dhe nuk kanë ide se ku mund të jetë, transmeton Telegrafi.
Në raportin e tij që është larguar nga mediet, tregohej në detaje përhapja e sëmundjes, ndërsa shihej një grua teksa qante në telefon derisa qëndronte afër një të afërmi që kishte vdekur në karrocë, si dhe pacientët e pashpresë në një spital të tejmbushur.
(Gjatë raportimeve që bënte Qiushi lidhur me përhapjen e coronavirusit)
Pas këtij raporti, gazetari Fang Bin është arrestuar nga policia, pasi shpërndau një video ku shihen duke i hedhur disa trupa njerëzish në vdekur, në një autobus.
Lidhur me arrestimin e tij, ishte thënë se ishte vetëm një ndalesë, për t’ia kontrolluar temperaturën, por ai po qëndron ende në mbajtje.
(Postimi ku tregonte për ushqimin, që mund të jetë shkaktari i sëmundjes)
Kjo zhdukje misterioze e gazetarit Qiushi, vjen disa ditë pas vdekjes së mjekut Li Wenliang, i cili njoftoi i pari për sëmundjen e rrezikshme coronavirus.
Atë e kishin quajtur gënjeshtar dhe e akuzuan për përhapje të pavërtetave në rrjetet sociale, ndërsa vdiq si pasojë e infektimit me sëmundjen, derisa po i trajtonte të sëmurët.
Quishi vizitoi spitalet kryesore, qëndroi pranë ceremonive të varrimit dhe si dhe vizitoi zonat e banimit Wuhan, bisedoi me pacientët dhe familjarët e tyre për të mësuar më shumë rreth sëmundjes.
(Mjeku Wenliang, që zbuloi coronavirusin por u konsiderua gënjeshtar)
“Kur Qiushi është parë për herë të parë, ishte në humor të mirë. Shëndeti tij ishte në rregull dhe temperatura në nivel normal, mbesim me shpresë se është mirë”, ka shkruar një shok i tij.
Të afërmit, konsiderojnë se atë e kanë dërguar në mbajtje, në mënyrë që të mos tregojë më shumë rreth coronavirusit, që deri më sot ua ka marrë jetën 724 personave.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...