Sipas zyrtarëve të linjës ajrore dhe qeveritare, një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit, .
Avioni i vogël që operonte në vendin e Azisë Jugore, u zhduk sot në mëngjes, raporton SkyNews.
Ai kishte qenë në një fluturim të planifikuar 15-minutësh nga qyteti turistik i Pokhara në qytetin malor të Jomsom, dhe humbi kontaktin me kullën e aeroportit menjëherë pas ngritjes.
Policia lokale tha se nuk kishte asnjë informacion për avionin ‘Twin Otter’, ndërkohë që kanë filluar kërkimet.
Avioni mbante 13 nepalezë, katër indianë, dy gjermanë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Rruga që mori avioni kërkonte që ai të fluturonte mes maleve, para se të ulej në një luginë. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...