Shtatë minatorë në Poloni janë zhdukur, pasi një tërmet ka goditur minierën që është në pronësi të JSW, prodhuesit më të madh të qymyrit në Bashkimin Evropian, thanë zyrtarët.
Tërmeti ndodhi në minierën e qymyrit Borynia-Zofiowka-Jastrzebie, që gjendet në jug të Polonisë, transmeton Reuters.
“Sipas informacioneve të fundit, shtatë minatorë konsiderohen të zhdukur”, ka thënë zëdhënësja e zyrës për miniera, Anna Swiniarska-Tadla.
Ajo ka shtuar se tetë ekipe të shpëtimit janë në minierë dhe po mundohen të gjejnë minatorët e zhdukur. Nivelet e larta të metanit në ajër në zonën që është goditur nga tërmeti, po vështirësojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?