Një britanik dhe një francez janë zhdukur gjersa po udhëtonin në Australi.
Alarmi u ngrit kur pasagjerët gjetën plaçkat që u takonin Hugo Palmer dhe Erwan Ferrieux, të dy në të 20-at, në një plazh në veri të Sidnejit, transmeton portali arbresh.info.
Policia ka kontrolluar lokacionin, Shelly Beach dhe kanë zbuluar makinën e marrë me qira nga dyshja në afërsi.
Gjësendet tjera personale, përfshirë dokumentet e udhëtimit janë gjetur brenda automjetit.
Policia nisi të hënën kërkimet për tokë dhe ujë, por ata nuk gjetën ndonjë shenjë të burrave.
Shelly Beach është një vend popullor sërfi dhe për ecejake në Port Macquarie, që ndodhet rreth 380 km në veri të Sidnejit./Arbresh.info/
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...