Google ADS

Zhduken 10 miliardë euro nga llogaritë e ngrira të Gaddafit në Belgjikë

07:47 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Rreth 10 miliardë euro të fondeve libian që janë ngrirë si pjesë e sanksioneve kundër të ndjerit Muammar Gaddafi janë zhdukur në mënyrë misterioze nga një bankë belge mes viteve 2013 dhe 2017, shkruajnë mediat lokale.

Në nëntor të vitit 2013, katër llogari që në Euroclear Bank që i përkisnin Autoritet Investues të Libisë (LIA) dhe degës së saj LFICO në Bahrejn e Luksemburg kishte diku 16.1 miliardë euro asete të ngrira, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë kur autoritetet tentuan të konfiskojnë fondet më 2017, doli që kishin mbetur vetëm 5 miliardë nga ato llogari, zbulon një hetim i javores Le Vif.

“Kanë mbetur më pak se pesë miliardë euro në katër llogaritë e hapura në Euroclear Bank SA”, ka thënë Denis Goeman, zëdhënës i zyrës së prokurorit.

Fondet e mbetura të Euroclear janë ende subjekt i konfiskimit, por duket se deri tani banka ka refuzuar të dorëzojë llogaritë, duke e detyruar prokurorit të kërcënojë për marrjen e masave më të ashpra./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme