Protestat anti-qeveritare, të nxitura pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, vazhdojnë të zgjerohen në të gjithë vendin.
Policia iraniane paralajmëroi më 28 shtator se do ta përdorin “gjithë fuqinë” që kanë kundër protestuesve.
Videot e publikuara në rrjetet sociale gjatë natës treguan protestues të mbledhur në të paktën gjashtë qytete të Iranit, duke përfshirë edhe Tehranin.
Amini ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje të Policisë për Moral, e cila ka ndalur gruan me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Zyrtarët kanë thënë se ajo ka vdekur nga sulmi në zemër, mirëpo familjarët e saj, dhe disa grupe për të drejta të njeriut, kanë hedhur poshtë këto supozime, duke thënë se ajo ka pasur shëndet të mirë.
Sipas tyre, gruaja është rrahur sa ka qenë në mbajtje.
Shumë iranianë që jetojnë jashtë vendit njoftuan në mediat sociale se do të mblidhen në më shumë se 70 qytete në mbarë botën më 1 tetor në mbështetje të protestave në Iran.
Demonstrues në Gjermani, Greqi, Itali, Spanjë, Liban, Turqi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara u mblodhën javën e kaluar në shenjë solidarizimi me protestuesit iranian./rel
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?