Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki kanë nxjerrë fitues diplomatin pro-perëndimor Ivan Korcok i cili do të përballet në balotazh me kandidatin Peter Pellegrini, aleat i ngushtë i kryeministrit majtist Robert Fico. Fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet më 6 prill, do të pasojë zonjën Zuzana Caputova, presidentja e parë grua e Sllovakisë dhe mbështetëse e fortë e Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus.
Diplomati pro-perëndimor, Ivan Korcok, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki përballë kandidatit Peter Pellegrini, aleat i ngushtë i kryeministrit majtist Robert Fico. Fituesi i balotazhit do të pasojë zonjën Zuzana Caputova, presidentja e parë grua e Sllovakisë.
“Kandidati im fitoi. Jam e kënaqur dhe shpresoj se kështu do të vazhdojë edhe balotazhi. Nuk e identifikoj veten me partinë e kandidatit Pellegrini. Kështu që mendoj se një kandidat i pavarur është zgjidhja më e mirë”, thotë votuesja Patricie Illichova.
Ivan Korcok ka shërbyer si ambasador i Sllovakisë në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani dhe mbështet fuqishëm anëtarësimin e vendit të tij në BE dhe NATO.
“Ivan Korcok fitoi raundin e parë me një diferencë të ngushtë prej rreth pesë për qind, çka do të thotë se shoqëria është e ndarë, se shoqëria është vërtet e shqetësuar pas fitores së Robert Ficos në zgjedhjet e shtatorit. Kjo nënkupton se ndryshimet e shpejta po shkojnë në drejtim të gabuar. Slogani “ata nuk mund të kenë gjithçka” duket se ka funksionuar tek pjesa më e madhe e elektoratit”, thotë analisti Miroslav Vlachovsky me organizatën GLOBSEC.
Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, do të mbajë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 6 prill. Kandidati pro-perëndimor paralajmëroi rrezikun që i kanoset vendit nga ndikimi rus.
“Nuk duhet të izolohemi për shkak se disa politikanë përkulen para Rusisë, po i nënshtrohen këtij agresori dhe nuk guxojnë ta thonë këtë në sy të votuesve. Ata thjeshtë fshihen sepse mendojnë se do të fitojnë pikë politike të brendshme. Unë nuk jam kështu”, tha kandidati për president Ivan Korcok, ish-Ministër i Jashtëm i Sllovakisë.
Anketat e opinionit publik para zgjedhjeve sugjeronin një epërsi të kandidatit Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit majtist Robert Fico. Një fitore e balotazhit për zotin Pellegrini, aktualisht Kryetar i Parlamentit sllovak, do të forconte pushtetin e kryeministrit Fico, duke i dhënë atij dhe aleatëve kontrollin e posteve strategjike në vend.
Partia e kandidatit Pellegrini i është bashkuar koalicionit qeverisës, që menjëherë pas ardhjes në pushtet ndërpreu furnizimin me armë për Ukrainën. Presidentja aktuale, Zuzana Caputova, e cila nuk rikandidon, ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës në luftën kundër agresionit rus./voa
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...