Në Francë sot do të mbahen zgjedhjet presidenciale.
Sipas anketave, “lufta e ashpër” do të zhvillohet mes presidentit aktual Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen e Jean-Luc Melenchon, shkruan Reuters.
49 milionë qytetarë francezë kanë të drejtë vote, ku dy nga 12 kandidatët do të duhej të shkonin në raundin e dytë, në rast se asnjëri prej kandidatëve nuk fiton 50 për qind të votave në raundin e dytë.
Siç raporton BBC, Macron që kërkon një mandat tjetër – nuk ka kaluar edhe aq shumë kohë në fushatë zgjedhore, për faktin se është i fokusuar më shumë në luftën në Ukrainë.
Një temë ka dominuar në fushatën parazgjedhore, e bëhet fjalë për shpenzimet e mëdha për jetën e qytetarëve francezë.
Macron dhe Le Pen kanë qenë në “garë të ashpër” në zgjedhjet e fundit të vitit 2017. Asokohe 66.1 për qind e francezë i dhanë përkrahjen Macronit, derisa Le Pen mbeti me 33.9 për qind. /arbresh.info/
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...