Google ADS

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, shpërthim në afërsi të vendvotimit

12:05 | 28 Shtator 2019
Arbresh.info

Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të një vendvotimi në qytetin afgan të Kandaharit, vetëm një orë pasi u hapën vendvotimet.

Një zyrtar i lartë i qeverisë provinciale tha se tre njerëz u plagosën nga shpërthimi, transmeton portali arbresh.info.

Asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësi.

Talibanët, i cili kontrollon më shumë vendin sesa në çdo kohë që kur u rrëzua regjimi i tij në 2001, ka kërcënuar votuesit që të qëndrojnë larg zgjedhjeve ose të rrezikojnë të lëndohen.

Janë 14 kandidatë të regjistruar në garën zgjedhore por pretendentët kryesorë janë Presidenti në detyrë Ashraf Ghani dhe ish-zëvendësi i tij Abdullah Abdullah.

Fituesi do të luajë një rol vendimtar në përpjekjen e vendit për t’i dhënë fund luftës me talebanët dhe rifillimin e bisedimeve midis kryengritësve të linjës së ashpër dhe Shteteve të Bashkuara që u pushuan në fillim të këtij muaji./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme