Një kandidat në zgjedhet e kuvendit dhe aktivist i opozitës është vrarë gjatë ditës së sotme në Venezuelë.
Vrasja ka ndodhur para fillimit të votimit rreth zgjedhjes së një asambleje të re që do të ketë fuqi për të rishkruar kushtetuën, transmeton portali arbresh.info
Opozita ka deklaruar se kapja e pushtetit nga Presidenti Nicolas Maduro po dërgon drejt bojkotimit të votimit.
Në anën tjetër, qeveria thotë se asambleja përbërëse është e vetmja zgjidhje që sjell paqe në vend pas disa muajve protesta të dhunshme.
José Felix Pineda, një avokat 39-vjeçar që konkurronte në zgjedhje, u qëllua në shtëpinë e tij të shtunën në orën lokale, njoftoi një ministër i lartë i Venezuelës.
Ricardo Campos, një sekretare e të rinjve në partinë opozitare Acción Democrática, u qëllua për vdekje gjatë një proteste, tha kreu i asamblesë kombëtare.
Gazeta ‘El Nacional’ tha se 10 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit.
“El Universal” ka raportuar se të paktën 3 persona tjerë janë vrarë gjatë një proteste në Merida.
Protestuesit kanë bllokuar rrugët në kryeqytet dhe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me ndalimin e protestave.
Forcat e sigurisë kanë përdorur automjete të blinduara për të shpërndarë protestuesit në rrethin e Karakas të El Paraiso dhe raportohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.
Për katër muaj protesta kundër Presidentit Madura, kanë mbetur të vdekur më shumë se 100 njerëz./Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...