Google ADS

Zgjedhjet në Ukrainë: Humoristi pritet të bëjë koalicion me yllin e rokut

16:13 | 22 Korrik 2019
Arbresh.info

Sikur zgjedhja e një humoristi si president të mos mjaftonte, fati politik i Ukrainës tashmë mund të ketë mbetur në dorën e një ylli të rokut.

Svyatoslav Vakarchuk, këngëtari 44-vjeçar i grupit të rokut “Okean Elzy”, pritet të bëhet pjesë e parlamentit të Ukrainës pasi rezultatet treguan se partia e tij, Golos, i ka fituar gjashtë për qind të votave.

Volodymyr Zelensky, humoristi që i habiti të gjithë duke i fituar zgjedhjet presidenciale në prill, tha se është i gatshëm t’i fillojë bisedimet me yllin e rokut për ta formuar koalicionin qeveritar. Sipas rezultateve të para, partia e tij ka dalë e para në këto zgjedhje, por mund të mos e ketë shumicën e mjaftueshme për ta formuar qeverinë pa koalicion.

Ylli i rokut e kishte mbushur listën e kandidatëve për deputetë me profesionistë të rinj, shumë prej tyre të shkolluar në shtetet perëndimore dhe nuk lejoi që pjesë e partisë së tij të bëhen deputetët aktualë dhe ata që kanë qenë në këtë pozitë në të kaluarën.

Ai nuk e ndali këngën as gjatë fushatës zgjedhore, duke i bërë koncertet pjesë themelore të secilit aktivitet të partisë në mbarë Ukrainën, shkruan “The Guardian”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme