Zgjedhjet në Turqi, votues me veshje tradicionale dhe papagall mbi supe

18:04 | 24 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Qytetarët turq sot po votojnë për zgjedhjet historike presidenciale dhe parlamentare, të cilat dallojnë nga ato të mëparshmet.

Ndër votuesit e shumtë që vendosën të përmbushin obligimin e tyre qytetar, ka pasur të tillë që tërhoqën vëmendjen më shumë se votuesit tjerë.

Gazetarët e Anadolu Agency (AA) kanë regjistruar disa skena të pazakonta gjatë votimit, ku veçojmë Oguz Sirli, i cili erdhi në vendvotim me veshje tradicionale.

Sirli, votoi në shkollën fillore Ataturk në Denizli, ndërsa tërhoqi vëmendjen e njerëzve të cilët nuk nguronin ta fotografojnë pikërisht nga shkaku i veshjeve tradicionale të tij.

Ndërkohë, çifti Ahmet dhe Kevser Kivilcim nga Pamukkale, erdhën në vendvotim bashkë me papagallët e tyre.

Ahmet dhe Kevser gjatë tërë procesit të regjistrimit dhe të votimit, mbi supet e tyre mbanin papagallët Sulltan dhe Sakir.

“Kudo që shkoj, marr papagallin me vete. Edhe bashkëshortja kishte marrë papagallin e saj. Fletën e votimit e mbante Sulltani”, rrëfeu Ahmet.

Edhe bashkëshortja e tij, Kevser, tha se kudo që shkon, merr papagallin me vete, prandaj e kishte marrë edhe në votime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme