Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hyjnë në fazën e tyre të nxehtë dhe sondazhe të ndryshme po kryen nga media prestigjioze për të treguar trendin se ku do të shkojë vota e amerikanëve.
“Washington Post” në pyetësorin më të fundit drejtuar amerikanëve për këtë fushatë, nxjerr kandidaten demokrate Kamala Harris me dy pikë avantazh ndaj rivalit të saj Donald Trump.
Pozicioni i saj është përmirësuar gjithashtu në shtetet kyçe, ku Kamala kryeson në tre nga shtatë kryesorët, duke zgjeruar epërsinë në Midwest dhe duke ngushtuar atë të Donald Trump në Arizona, Georgia, Nevada dhe Karolina e Veriut.
Në veçanti, shkruan A2, kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë është përpara në Michigan (+1%), Pensilvani (+2%) dhe Wisconsin (+3%), ndërsa manjati kryeson në Karolinën e Veriut (+1%), Arizona (+ 15), Gjeorgjia (+3%) dhe Nevada (+2%)./A2CNN/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë