Po sikur të jenë në hapësirë? Astronautët amerikanë mund të votojnë normalisht në zgjedhje.
Atyre iu jepet kjo mundësi falë një ligji të miratuar në Teksas, i cili lejon “një person që plotëson kërkesat e kualifikimit të një votuesi… por që do të jetë në fluturim në hapësirë gjatë periudhës së hershme të votimit dhe në ditën e zgjedhjeve, të votojë nga hapësira”.
Astronautët në mision ndjekin një proces të ngjashëm me atë të votimit me postë, ku votuesit dorëzojnë fletëvotimet e tyre jashtë zonës së zakonshme të votimit.
Në mënyrë të veçantë, votat e astronautëve transmetohen në të njëjtën mënyrë si shumica e të dhënave midis stacionit hapësinor dhe kontrollit të misionit, nëpërmjet rrjetit të shërbimit të afërt të hapësirës, i cili përbëhet nga një plejadë satelitësh që rrotullohen rreth Tokës.
Astronautët e NASA-s në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor plotësojnë fletëvotimet e tyre, të cilat janë të koduara dhe ngarkohen në kompjuterin në bord të Stacionit.
Ata më pas dërgohen në objektet tokësore të NASA-s. Nga atje, fletët e votimit i transmetohen Qendrës së Kontrollit të Misionit të NASA-s, e cila ia dorëzon ato në mënyrë elektronike nëpunësve përkatës të qarkut të astronautëve për t’i depozituar, sipas euronews.
Për të ruajtur integritetin e votës, fletëvotimet e astronautëve janë të koduara dhe të aksesueshme vetëm për astronautin dhe punonjësin, sqaron NASA.
Mesazhi i astronautëve për zgjedhjet e këtij viti
Astronautët Butch Wilmore, Sunnie Williams dhe Don Pettit hodhën votat e parakohshme në zgjedhjet presidenciale të këtij viti nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, sipas zyrës së nëpunësit të qarkut Harris në Teksas.
Astronautët e NASA-s postuan një foto në Instagram të veshur me çorape në ngjyrat e flamurit amerikan në ditën e zgjedhjeve.
Në çorape shkruhej: “Krenar që jam amerikan”./abcnews.al
Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ...
Ursula von der Leyen i shpëton jetën një pasagjeri në një av...
Grabiti 5.4 milion euro në aeroportin e Rinasit, dënohet me ...
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkomb...
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...