Presidenti Donald Trump, 74 vjeç dhe sfiduesi Demokrat Joe Biden, 77, secili ka më shumë se shtatë dekada përvojë personale dhe profesionale pas vetes.
Këtu është një përzgjedhje e fotografive që shtrihen në jetën e tyre, transmeton portali arbresh.info
Lindur në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore, në qershor 1946, Donald John Trump ishte fëmija i katërt i manjatit të pasurive të patundshme në New York Fred Trump dhe Mary Anne MacLeod Trump.
Pavarësisht pasurisë së familjes, ai pritej të bënte punët më të ulëta brenda ndërmarrjes së babait të tij dhe u dërgua në një akademi ushtarake në moshën 13 vjeç pasi filloi të sillej keq në shkollë.
Ai ndoqi Universitetin e Pensilvanisë dhe u bë i preferuari për të pasuar babanë e tij në biznesin familjar pasi vëllai i tij i madh, Fred, vendosi të bëhej pilot.
Joseph Robinette Biden Jr lindi në Scranton, Pennsylvania në 1942. Ai ishte i pari nga katër fëmijët, në një familje katolike Irlando-Amerikane. Sfida më e madhe e të riut Joe ishte kapërcimi i një pengese në të folur – një belbëzim – që e mundoi atë edhe në shkollën e mesme. Teknika e tij e praktikimit të të folurit para një pasqyre u dha pas disa muajsh.
Biden ndoqi Universitetin e Delaware dhe më pas shkollën juridike në Universitetin e Sirakuzës.
Ai më vonë u martua me gruan e tij të parë, Neilia, dhe filloi karrierën e tij politike në Wilmington.
VITET 70-TË
VITET 80-TË
VITET 90-TË
VITET 2000
VITI 2010
VITI 2020
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...