Anketat paszgjedhore në Izrael tregojnë se Kryeministri Benjamin Netanyahu nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të formuar një koalicion shumice prej të paktën 61 vendesh në parlamentin me 120 vende.
Të njëtat të dhëna nga anketat paszgjedhore tregojnë se as rivali i tij, ish shefi i ushtrisë izraelite Benny Gantz nuk ka fituar mjaftueshëm për të formuar një qeveri.
Netanyahu foli para një grupi të vogël mbështetësish të mërkurën në Tel Aviv, pak orë pas votimeve.
“Gjatë ditëve që vijnë do të vazhdojmë negociatat për të formuar një qeveri të fortë hebraike dhe të parandalojmë një qeveri të rrezikshme anti-zioniste.”
Të dhënat paraprake paszgjedhore tregojnë një avantazh të vogël të partisë “Blu dhe Bardhë” të kundërshtarit Benny Gantz përballë partisë “Likud” të zotit Netanyahu. Kjo do të dëmtonte shanset e këtij të fundit që të mbetet në postin e kryeministrit. Zoti Netanyahu tha se do të priste rezultatet zyrtare para se të merrte vendime.
Në krahun tjetër, zoti Gantz u tha mbështetësve se po synon të formojë një qeveri të popullit.
“Dua tu drejtohem të gjithëve. Duke filluar nga sot ne do të punojmë për të formuar një qeveri të gjerë uniteti që do të shprehë vullnetin e popullit dhe të shumicës së shoqërisë.”
Me daljen e rezultateve përfundimtare, Presidenti Reuven Rivlin do të zhvillojë konsultime me kryetarët e partive dhe do t’i kërkojë ose zotit Netanyahu ose zotit Gantz të formojë një qeveri./voa/
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...