Sipas rezultateve të anketës dalëse (Exit Poll), blloku i djathtë i kryesuar nga partia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk arriti numrin prej 61 deputetëve të nevojshëm për të formuar qeverinë e koalicionit në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura sot në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas anketës dalëse të transmetuesit publik izraelit KAN, blloku i djathtë nën kryesimin e partisë Likud ka arritur të sigurojë vetëm 56 deputetë.
Ndërkaq, aleanca Blu-Bardhë, e udhëhequr nga ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Benny Gantz, dhe blloku i partive të majta, siguruan 43 deputetë.
Partia e “Izraeli Shtëpia Jonë” e ish-ministrit të Mbrojtjes Avigdor Liberman, i cili refuzoi të bashkohej me koalicionin e udhëhequr nga Netanyahu për shkak të ligjit ushtarak pas zgjedhjeve në prill të këtij viti, ka siguruar dhjetë deputetë pavarësisht se është parti e krahut të djathtë.
Me këtë rezultat, Liberman ka fituar edhe një herë një rol kryesor në skenarët e mundshëm të koalicionit.
– Blloku i palestinezëve nxori 12 deputetë
Nga ana tjetër, Blloku i Përbashkët i Listës Arabe, që përfaqëson palestinezët e Izraelit, ka arritur të nxjerrë deputetë.
Edhe rezultatet e anketave dalëse të publikuara nga dy kanale të tjera izraelite janë të ngjashme me ato të KAN.
Në zgjedhjet e parakohshme më 9 prill në Izrael, partia Likud e kryeministrit Netanyahu përfundoi garën me një diferencë të vogël votash duke siguruar 35 deputetë, por nuk arriti numrin e 61 vendeve të nevojshme për të ardhur në pushtet e vetme.
Presidenti Reuven Rivlin pas takimit me partitë që arritën të hynin në parlament pas zgjedhjeve, i dha Netanyahut mandatin për të formuar një qeveri koalicioni.
Netanyahu, pasi u takua me partitë, sërish nuk arriti numrin e duhur për të formuar një qeveri koalicioni, me çka në një votim të zhvilluar më 29 maj u shpërnda parlamenti dhe më pas u mor vendim për zgjedhje të reja.
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre