Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar se BE-ja duhet të jetë e përgatitur për “skenarin më të keq” në Itali pas zgjedhjeve të 4 marsit, njoftojnë mediat italiane.
“Ne duhet të mbështesim veten për skenarin më të keq dhe skenari më i keq nuk mund të ketë qeveri operacionale”, ka deklaruar ai nga Brukseli, transmeton portali arbresh.info
Ai paralajmëroi gjithashtu për luhatjet e mundshme në tregjet financiare pas votimit, të cilat shumica e sondazheve parashikojnë të përfundojnë në një parlament jofunksional.
Megjithatë, ngjan që komentet e Juncker kanë pasur ndikim, pasi mediat italiane kanë raportuar për luhatje në tregun e ekonomisë italiane.
Një deklaratë tjetër të lëshuar më vonë, Juncker u përpoq të zbutë situatën duke shtuar se “cili do qoftë rezultati, unë jam i bindur se do të kemi një qeveri që siguron se Italia do të mbetet një zë i fuqishëm në Europë”.
Kryeministri italian Paolo Gentiloni reagoi shpejt ndaj deklaratave të Juncker dhe u përpoq të qetësonte frikën e tij.
“Unë dua të siguroj atë, se të gjitha qeveritë janë funksionale” tha ai. “Nuk pajtohem që këto zgjedhje të shikohen si kërcënim në errësirë, por besoj, sidomos te qendra e majtë që do të kenë një rol themelor. Unë e di mirë, se italianët nuk kanë frikë nga humnera, ne duam vazhdimësinë”, tha ai./arbresh.info/
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...