Zgjedhjet në Itali, dy gjëra që ndajnë votuesit – emigracioni dhe ekonomia

23:24 | 19 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Emigracioni ka tronditur politikën italiane gjatë viteve të fundit dhe ardhja e më shumë se 600 mijë emigrantëve gjatë katër viteve ka parë një rritje për mbështetjen e partive anti-emigracion.

Daniele Albertazzi, një ekspert i politikës italiane në Universitetin e Birmingamit, tha për “Euroneës” se në të gjithë vendin janë duke u shqyrtuar vetëm pasojat negative të emigracionit, transmeton portali arbresh.info

“Nuk ka përqëndrim në miliona njerëz që duhet integruar dhe që punojnë në fabrikat e veriut të cilat do të mbylleshin nëse s’do të punonin emigrantët”, tha ai.

Ish-kryeministri Silvio Berluskoni ka premtuar të deportojë 600,000 emigrantë të paligjshëm nga Italia, nëse koalicioni i tij i qendrës së djathtë merr pushtetin.

Eksperti në think-tank për politikën në Europë, Stefan Lehne, tha se “Berluskoni edhe pse thotë gjëra të ashpëra për migracionin, duhet të kujtojë se ishte ai që pranoi rregulloren e Dublinit”.

“Unë mendoj se zemërimi më i madh i popullsisë italiane nxitet nga shqetësimet ekonomike dhe pakënaqësia me funksionimin e shtetit. Korrupsioni luaj një rol të madh gjithashtu”, tha ai.

Rezultati i zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrën se si Italia do të merret me borxhin e saj publik dhe mbi ndikimin e emigracionit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme