Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken bën thirrje për një hetim mbi raportet për parregullsi të procesit zgjedhor në Gjeorgji.
“Ne inkurajojmë liderët politikë të Gjeorgjisë që të respektojnë sundimin e ligjit, të shfuqizojnë legjislacionin që minon liritë themelore dhe bashkërisht të adresojnë parregullsitë në procesin zgjedhor”, tha kreu i diplomacisë amerikane.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë ka njoftuar se partia pro-ruse në pushtet fitoi zgjedhjet parlamentare me një përqindje prej 54% .
Nga ana tjetër, Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabishvili njoftoi të dielën se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, duke pretenduar se vendi i saj ishte viktimë e një “operacioni special” nga Rusia.
/abcnews.al/
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA