Sondazhet e opinionit në ditët e fundit kanë sugjeruar që Emmanuel Macron mund të bëhet presidenti i parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.
Ato të gjithë sugjerojnë se centristi pro-evropian do të fitojë, megjithëse diferenca ndaj rivales së tij nacionaliste Marine Le Pen varion nga 6 në 15 pikë përqindjeje, në varësi të sondazhit, përcjell arbresh.info
Sondazhet parashikojnë gjithashtu se një numër ndoshta rekord i njerëzve ose do të hedhin “një votë të bardhë” ose nuk do të votojnë fare.
Si Macron ashtu edhe zonja Le Pen po përpiqen të marrin 7.7 milionë votat që shkuan për kandidatin e majtë Jean-Luc Melenchon, i cili u mund në votimin e parë më 10 prill.
Në raundin e parë, Macron mori 28% të votave, zonja Le Pen 23.2% dhe Melenchon kishte 21.7%.
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi