Pesë kandidatët kryesorë në zgjedhjet franceze janë duke u shfaqur në debatin e parë televiziv.
Kandidatët janë grindur gjatë debatit mbi policinë, moshën e përgjegjësisë penale dhe imigracionin, transmeton portali arbresh.info.
Sondazhet e fundit tregojnë se Marine Le Pen mund të marrë më së shumti vota në raundin e parë, por nuk përjashtohet Emmanuel Macron, i cili pritet të rrëzojë Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen me 23 prill, ndërsa nëse vendi shkon në balotazh zgjedhjet e dyta do të mbahen me 7 maj.
Francois Fillon ka theksuar se nëse ia del të zgjidhet president ai do të fokusohet në ‘rimëkëmbjen kombëtare’, ndërsaq Macron ka theksuar se ‘kërkon ndryshime politike në vend’.
Në anën tjetër Le Pen ka shtuar se nuk dëshiron që Franca të mbetet rajon i paqartë, duke ju nënshtruar BE-së, Gjermanisë apo Angela Merkel./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...