Asnjëri në fillim të muajit maj nuk e besonte se gara në zgjedhjet e parakohshme do të përfundonte kaq e ngushtë, saqë askush nuk është në gjendje të vendosë bast, se cili do të jetë rezultati i tyre, ndërkohë që disa flasin paradoksalisht për fitore plebishitare.
Kryeministrja britanike e filloi fushatën si një proces presidencial, por autogoli me politikat e kujdesit social dhe tërheqjet prej tyre, shto këtu edhe sulmet terroriste në Manchester dhe Londër, duket se e kanë tronditur pozitën e saj.
May kërkonte që këto zgjedhje të ishin “zgjedhjet për ‘Brexit’-in dhe negociatat për të me BE-në”, por në ditën e fundit, tema kryesore mbetet ajo e sigurisë kombëtare dhe tentativa stërmunduese e saj për të mbrojtur politikat e qeverisë në luftën kundër terrorizmit.
Dështimet e saj në shpalosjen e politikave sociale dhe rritja e parapëlqimit për udhëheqësin e opozitës, e kanë minuar distancën e saj fillestare në sondazhe me Jeremy Corbyn.
Edhe pse kryeministrja deklaron se po e shijon fushatën elektorale, e vërteta e hidhur është se, sa më shumë britanikët e shohin dhe e dëgjojnë kryeministren në fushatë, aq më pak po e pëlqejnë dhe janë më pak të gatshëm të votojnë të enjten për të.
Ndërkohë, udhëheqësi i opozitës, i cili ka pasur një marrëdhënie tejet të vështirë me median britanike, e cila ia ka bërë jetën ferr, duket se ka bërë një fushatë shumë më të suksesshme sesa pritej, duke u paraqitur i rehatuar dhe më karizmatik se ç’paragjykohej në daljet e tij televizive.
Gjithsesi, të enjten atij i duhet të ngjisë një mal të lartë për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, një vend që ndodhet përballë negociatash mjaft të vështira me negociatorët europianë në Bruksel.
Zgjedhjet e parakohshme në Britani nuk është se janë intriguese dhe eksituese, si të tilla, por ato mbesin po aq të paparashikueshme dhe intriguese sa edhe sondazhet e opinionit publik, të cilat në vitet e fundit, sa herë kanë votuar britanikët, kanë shokuar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...